Zvicra ka reaguar pas vendimit të Albian Hajdarit për ta përfaqësuar kombëtaren e Kosovës.
“Albiani është përzgjedhur për ekipin senior nacional disa herë. Ai ishte pjesë e ekipit, por nuk është stabilizuar si startues i rregullt. Tani ai ka vendosur që të luajë për Kosovën në të ardhmen dhe ne e respektojmë vendimin e tij”, ka thënë drejtori i kombëtares së Zvicrës, Pierluigi Tami për “Blue Sport”.