Të mërkurën në vendin tonë do të zbarkojë shefi i NATO-s, Mark Rutte, bashkë me përfaqësues të shteteve anëtare të aleancës.
Sipas agjendës, Rutte do t’i takoj vetëm dy udhëheqës të institucioneve, presidenten Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti.
Me të parën e shtetit pos takimit që parashihet të nis në orën 13:45, ku pas tij do të ketë edhe konferencë për media.
Ndërsa, takimi me Kurtin, parashihet të mbahet në orën 14:50, raporton Storm.
Por, ndryshe nga takimi me presidenten, me shefin e qeverisë nuk do ketë konferencë për media.
Kryeministria nuk ka dhënë arsye pse nuk do mbajë konferencë me Rutten.
Kujtojmë se NATO në disa raste ka kritikuar veprimet e qeverisë në veri të vendit, derisa hapi i fundit ishte dërgimi i FSK-së në veri, pa dijeninë e Aleancës Veri-Atlantike dhe më pas vazhdimi i zotimit që forca kosovare e sigurisë nuk do shkelte territorin në veri, pa marrë leje nga NATO, një marrëveshje që Kurti e kishte kundërshtuar shumë, duke i bërë lloj-lloj akuza ish-presidentit Hashim Thaçi.