spot_img
E martë, 4 Nëntor, 2025
21:14
HomeKosovaAlbin Kurti përfundon takimin me Vjosa Osmanin

Albin Kurti përfundon takimin me Vjosa Osmanin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Albin Kurti, ka përfunduar takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Por, ende s’dihet nëse ka dërguar te ajo emër mandatari.

- Advertisement -

Takimi vjen një ditë para përmbylljes së afatit kushtetues për të dërguar një mandatar të ri ose jo te presidentja.

Këtë takim mes tyre, Osmani e kishte paralajmëruar ditën kur takoi të gjithë liderët partiakë.

- Advertisement -

Ajo kishte thënë se ishte kërkesë e Kurtit edhe një takim para se të përfundojë mandati dhe se në këtë takim do të shkonte pas konsultimeve në partinë e tij.

“Kryetari i Vetëvendosjes ka kërkuar që të më takoj edhe njëherë para se të më skadojë afati 10-ditor që është përcaktim i mandatarit të dytë dhe pas konsultimeve që i ka brenda partisë politike që i përfaqëson, nëse do të vijë me propozim apo jo është çështje e tyre, mirëpo ne kemi detyrim kushtetues që t’i respektojmë ato afate”, kishte thënë Osmani.

Pas takimit të presidentes me krerët e partive nuk pati shenja se ndonjëra parti e kishte shumicën parlamentare dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme u përmenden si opsioni më i arritshëm pas situatës së krijuar.

Kurti nuk i siguroi 61 votat e nevojshme për të krijuar qeverinë të dielën e 26 tetorit. Në seancë ai kishte shkuar pa një marrëveshje paraprake me partitë tjera për një koalicion.

Ai e kishte marrë mandatin nga presidentja Osmani më 11 tetor, një ditë pas konstitiuimit të Kuvendit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat