spot_img
E enjte, 2 Prill, 2026
14:56
HomeKulturëAleksandër Moisiu, figurë e rëndësishme e artit skenik shqiptar

Aleksandër Moisiu, figurë e rëndësishme e artit skenik shqiptar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Akademia e Shkencave kujtoi sot, në ditën e tij të lindjes, aktorin e madh shqiptar, Aleksandër Moisiun.

Moisiu lindi më 2 prill 1879, në Trieste të Italisë, por origjina e tij ishte nga Kavaja. Shkollën e mesme e kreu në Grac (Austri) më 1898. Pas vdekjes së të atit familja u vendos në Vjenë. U regjistrua për një periudhë të shkurtër në Konservatorin e Vjenës, por i ndërpreu studimet për të ndjekur pasionin e tij për aktrimin.

- Advertisement -

Veprimtarinë si aktor e nisi më 1899, në skenën e Burgteatrit. Më 1903 debutoi me sukses në Teatrin gjerman të Pragës. Më 1905, regjisori i njohur Maks Rajnhard (Max Reihardt) e mori në teatrin e tij, duke i dhënë mundësi që të shprehte aftësitë dhe të vlerësohej si aktor në rolet e Osvaldit (“Fantazmat”, H. Ibsen), Hamletit (Shekspir) etj.

Përtej suksesit në Evropë dhe Amerikë, Moisiu ruajti një lidhje të fortë me rrënjët e tij. Vetëdija kombëtare u formalizua përmes kërkesës së tij për nënshtetësinë shqiptare në një kohë kur ai ishte në kulmin e famës botërore. Në vitin 1934, ai mori zyrtarisht nënshtetësinë shqiptare.

- Advertisement -

Në historinë e artit skenik botëror, Aleksandër Moisiu spikati sidomos për interpretimin e tij origjinal, temperamentin e fuqishëm, thellimin filozofik, lirizmin dhe bukurinë poetike të personazheve.

Trashëgimia e tij mbetet një nga më të rëndësishmet e artit skenik të shqiptarëve. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat