spot_img
E premte, 27 Shkurt, 2026
23:36
HomeKulturëAlfabetarja e Stambollit, vepra që qëndron në themel të arsimit kombëtar

Alfabetarja e Stambollit, vepra që qëndron në themel të arsimit kombëtar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 27 shkurt 1879, në Stamboll, u botua “Alfabetarja e gjuhës shqipe”, një vepër themelore për arsimin kombëtar.

Libri përbëhej prej 131 faqesh dhe u shtyp me një tirazh prej dy mijë kopjesh. Alfabetarja prezantoi alfabetin e hartuar nga Sami Frashëri mbi parimin fonetik “një shkronjë për çdo tingull”.

- Advertisement -

Nevoja për unifikim u bë e qartë pas Lidhjes së Prizrenit (1878), kur atdhetarët shqyrtuan katër projekte të ndryshme për alfabetin. Varianti i Sami Frashërit u përzgjodh për qëndrueshmërinë shkencore dhe përdorimin e alfabetit latin.

Teksti përfshinte kontribute nga Jani Vreto, Pashko Vasa dhe Koto Hoxhi, duke trajtuar lëndë si historia, aritmetika dhe etika.

- Advertisement -

Ky libër shkolle u bë baza e parë formale e shkrimit shqip, duke vendosur standarde shkencore për zhvillimin e mëtejshëm të arsimit dhe kulturës kombëtare. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat