Lideri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, ka paralajmëruar Gjykatën Speciale në rast dënimi të ish-krerëve të UÇK-së.
Në një intervistë në Frontal, Ahmeti ka thënë se askush nuk mund ta kontrollojë revoltën shqiptare nëse Specialja në Hagë dënon Thaçin dhe të tjerët.
“Është mëse e vërtetë që askush nuk mund të jap garanca që njerëzit e pakënaqur, njerëz që kanë qenë në vijat e frontit bashkë me ta, që kanë ndarë të keqën dhe të mirën bashkë. Këtë garancë askush nuk mund ta jap. Nuk mund ta jap as unë – se mund të ketë grupe të tilla që mund të grumbullohen për ta shprehur revoltën e tyre sepse nuk është revoltë që dikush mund ta kontrollojë”, ka thënë lideri i BDI-së.
Ai ka thënë se vet akuza që i bëhet UÇK-së, është fyrje për kombin shqiptarë. “Sepse ta akuzosh UÇK-në se është ndërmarrje e përbashkët kriminale është një fyerje jo për ushtrinë, por për kombin në tërësi jo vetëm për Kosovën por për tërë kombin shqiptar”, ka thënë Ahmeti.