spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
05:48
HomeKosovaAliu: Shkëputet kontrata me kompaninë italiane, nënshkruhet marrëveshje e re me një...

Aliu: Shkëputet kontrata me kompaninë italiane, nënshkruhet marrëveshje e re me një kompani shqiptare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se kanë nënshkruar kontratë të re me kompaninë “Salillar” nga Shqipëria për ndërtimin e rrugës Fshati i Ri-Ferizaj.

Në një konferencë për media, Aliu ka thënë se janë detyruar që ta ndërprejnë kontratën me operatorin italian për shkak të zvarritjeve së punimeve.

- Advertisement -

“Ky është një projekt që ka vite që ka qenë duke u zvarritur dhe që nga viti 2012 me kredi nga BERZHI e cila është përzgjedhur një kompani italiane, por që kompania në fjalë ka zvarritur punimet dhe në vitin e kaluar e kemi shkëputur kontratën dhe tashmë me të njëjtën shumë kreditore kemi nënshkruar kontratën me kompaninë nga Shqipëria, ‘Salillar’. Bëhet fjalë për rrugën nga Fshati i Ri në magjistralen Ferizaj-Prishtinë deri te kryqëzimi gjashtë kilometërshe. Kompania ka dhënë afat se kjo rrugë do të ndërtohet për një vit. Kostoja e ndërtimit të kësaj rruge është 16 milionë euro në gjatësi me mbi gjashtë kilometërshe”, u shpreh Aliu. /EO

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat