spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:33
HomeSportAlonso prezantohet në Real Madrid

Alonso prezantohet në Real Madrid

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Xabi Alonso u prezantua si trajneri i ri i Real Madridit.

Pas fjalës përshëndetëse me këtë rast të presidentit Florentino Perez, radha i erdhi ish-trajnerit të Bayer Leverkusenit, që tashmë do të nisë një epokë të re në “Bernabeu”, ku ka shkëlqyer për disa vite edhe si futbollist.

- Advertisement -

“Përshëndetje të gjithëve. Pa dyshim, për mua kjo është një ditë shumë speciale, një ditë që do ta shënoj në kalendar për gjithë jetën. Jam vërtet i lumtur që ndodhem këtu, në atë që e konsideroj shtëpinë time. Lidhja ime me Real Madridin nuk ka qenë kurrë e cenueshme. Që kur hyra në Valdebebas, një orë e gjysmë më parë, ajo ndjesi është rritur brenda meje. Kam ndjesinë se ky është fillimi i një epoke të re. Florentino, të falenderoj sinqerisht për besimin tënd. Besoj se tifozët e Real Madridit janë të entuziazmuar për ta filluar këtë fazë të re, për ta rritur dhe bërë historinë e këtij klubi edhe më të madhe. Një falenderim i veçantë gjithashtu shkon edhe për familjen time, që është gjithmonë pranë meje. Para se të filloj të flas për këtë aventurë të re, dua të kujtoj fazën e sapo përfunduar. Carlo (Ancelotti) ka qenë trajneri im, një person fantastik me ndikim të madh. Pa ndikimin e tij, ndoshta nuk do të isha këtu. E marr vendin e tij dhe e vazhdoj trashëgiminë e Carlos me nder e krenari të madhe. Shpresoj të jem në lartësinë e pritshmërive dhe ta çoj klubin aty ku besojmë se mund të arrijë. Po hyjmë në një epokë të re, ndiej se klubi dhe tifozët janë të bashkuar. Kemi një ekip fantastik, me lojtarë të jashtëzakonshëm. Real Madridi ka potencial të madh. Kjo më jep motivimin për të qenë këtu me shumë energji dhe entuziazëm. Jemi të sigurt se mund të arrijmë objektiva të rëndësishëm, të denjë për Real Madridin. Dua t’i bëjmë tifozët krenarë, të përcjellim emocione dhe gëzim të madh tek ata. Duam që njerëzit të vijnë në stadium për t’u argëtuar. Nëse arrijmë ta ndezim këtë pasion, do të jemi forcë e pakundërshtueshme futbolli. Jemi të sigurt se mund të realizojmë gjëra të mëdha. Faleminderit shumë. Hala Madrid!”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat