spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:17
HomeKosovaZgjedhjet 2025“Alternativa” ndahet nga LVV-ja në zgjedhjet e 12 tetorit

“Alternativa” ndahet nga LVV-ja në zgjedhjet e 12 tetorit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetarja e partisë “Alternativa”, Mimoza Kusari-Lila sot në emisionin “DPT te Fidani” është shprehur s’do të garojë personalisht në zgjedhjet e 12 tetorit.

Mirëpo, Kusari-Lila tha se si “Alternativë”, do të garojnë vetëm dhe shtoi se kjo nuk është çështje e keqkuptimit me LVV-në.

- Advertisement -

“Unë jam deklaruar për pjesëmarrjen time personale në zgjedhjet lokale si Mimoza Kusari-Lila që kam garuar katër herë deri më tash për komunën e Gjakovës, nuk do të garojë në zgjedhjet e 12 tetorit personalisht”.

“Si Alternativë, po, do të garojnë vetëm dhe kjo nuk është çështje e asnjë keqkuptimi me Lëvizjen Vetëvendosje, ka të bëjë me një diskutim që tash bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe partinë Guxo zhvillohet qe një vit e gjysmë ose dy vite”.

- Advertisement -

“Pas përfundimit të procesit zgjedhor të zgjedhjeve lokale të vitit 2021, si rrjedhojë e analizave të ndryshme që janë bërë edhe në qendrat e Lëvizjes, neve na është komunikuar që zgjedhjet e tjera duhet me fillu me i shiku, me hy, me garu vetëm në lista, nëse ka hapësirë të bashkëpunimit për kandidat nëpër komuna po, për arsye se ka pasur qoftë çështje të moskomunikimit apo mosmarrëveshjeve të ndryshme”.

“Por, ne e kemi pashmangshëm që duhet hapësirën me ia lënë partisë më të madhe që ata e kanë dashur për vete, që është krejtësisht legjitime”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat