spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
10:10
HomeKosovaAmbasada e Kosovës shënon 15-vjetorin e opinionit të GJND-së me dokumentar në...

Ambasada e Kosovës shënon 15-vjetorin e opinionit të GJND-së me dokumentar në Hagë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë ka publikuar një dokumentar të veçantë në shënim të 15-vjetorit të vendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), që konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada ka theksuar rëndësinë e vazhdueshme të këtij vendimi historik, duke e cilësuar atë si një moment me peshë të madhe ligjore, politike dhe diplomatike, i cili ende ndikon në diskursin ndërkombëtar.

- Advertisement -

“Në këtë përvjetor historik, me krenari paraqesim një video dokumentar që reflekton mbi Opinionin Këshillimor të vitit 2010 të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Dokumentari sjell rrëfime dhe reflektime nga diplomatë, juristë ndërkombëtarë dhe akademikë, të cilët ndajnë pikëpamjet e tyre për ndikimin që ky opinion ka pasur në të drejtën ndërkombëtare moderne dhe në afirmimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat