spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
01:31
HomeRajoniShqipëriaAmbasada e SHBA-së në Tiranë sqaron rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK

Ambasada e SHBA-së në Tiranë sqaron rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prej të enjtes së kaluar, të gjithë ekspertët e OPDAT, të vendosur pranë SPAK që nga krijimi i tij, janë rikthyer në detyrën e tyre, pasi u larguan kur Departamenti i Shtetit vendosi të pezullojë disa programe.

Një zyrtar i Ambasadës amerikane iu përgjigj interesimit të disa medieve në lidhje me këtë çështje, duke sqaruar se disa programe që konsiderohen thelbësore për interesat kombëtare të SHBA-së janë rikthyer, ndërkohë që ndihma e huaj amerikane është ende në proces rishikimi.

- Advertisement -

“Në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të presidentit Trump të datës 20 janar për Rivlerësimin dhe Riorganizimin e Ndihmës së Jashtme të Shteteve të Bashkuara, Sekretari Rubio nisi një rishikim të të gjithë ndihmës së huaj të SHBA-së për t’u siguruar që programet të jenë efikase dhe në përputhje me politikën e jashtme të SHBA nën agjendën “Amerika e Para”. Disa programe që konsiderohen thelbësore për interesat kombëtare të SHBA-së kanë rifilluar ndërkohë që rishikimi i ndihmës së huaj është ende duke u zhvilluar.”

Prej rikthimit, ekspertët e OPDAT kanë zhvilluar takime me prokurorët e posaçëm për t’u shpjeguar atyre vijimin e bashkëpunimit.

- Advertisement -

OPDAT është pjesë e Departamentit të Drejtësisë në SHBA dhe u krijua në vitin 1991 si një mekanizëm për të luftuar krimin transnacional. Programi synon të krijojë partneritete me autoritetet e huaja për të parandaluar veprimtaritë kriminale, përpara se ato të prekin territorin amerikan.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat