spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
03:08
HomeKosovaPrishtinaAmbasada Gjermane: 42 milionë euro për ujërat e zeza në Prishtinë e...

Ambasada Gjermane: 42 milionë euro për ujërat e zeza në Prishtinë e Fushë Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëfinancimit midis komunave të Prishtinës dhe Fushë-Kosovës dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina, si hap i përbashkët për lumenjtë më të pastër në Kosovë.

“Për një kohë shumë të gjatë, ujërat e zeza të patrajtuara kanë ndotur lumenjtë e Kosovës si Sitnica, duke kërcënuar shëndetin e njerëzve dhe mjedisin. Me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman, Prishtina dhe Fushë-Kosova kanë vendosur ta ndryshojnë këtë”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

“Projektet tona të përbashkëta synojnë modernizimin e rrjetit të kanalizimeve dhe kolektorëve kryesorë të ujit në Prishtinë, Graçanicë, Fushë-Kosovë dhe Obiliq. Prishtina po ofron 9 milionë euro, Fushë-Kosovë 2 milionë euro dhe qeveria gjermane një grant prej 42 milionë eurosh, nëpërmjet KfW”, vijon njoftimi i ambasadës.

“Në një hap të mëtejshëm në të ardhmen, projekti do të përfshijë një Impiant modern për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Fushë-Kosovë – që i shërben 500,000 njerëzve të rajonit, me mbështetje të madhe financiare nga BE-ja, Franca, BERZH dhe WBIF dhe plotësisht në përputhje me standardet e BE-së – duke e çuar Kosovën një hap më tej drejt #BE-së”, përfundon njoftimi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat