Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka përkrahur protestën e Shoqërisë Civile të mbajtur sot para Kuvendit të Kosovës lidhur me moskonstituimin e këtij institucioni
Ambasada shkroi se institucionet funksionale janë gurthemeli i demokracisë dhe Kosova ka nevojë për një Kuvend funksional dhe qeveri që ofron rezultate.
Në postimin në rrjetin social, Facebook, citohet ambasadori Jorn Rohde, i cili ka deklaruar “vendi së pari, politika partiake e dyta”.



