spot_img
E martë, 31 Mars, 2026
16:50
HomeKosovaAmbasada e SHBA-së mesazh lojtarëve: Të gjithë ne po ju mbështesim, luani...

Ambasada e SHBA-së mesazh lojtarëve: Të gjithë ne po ju mbështesim, luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka publikuar disa fotografi që pasqyrojnë atmosferën e jashtëzakonshme në prag të ndeshjes më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, e cila luhet sonte në kryeqytet.

Në njërën prej imazheve të publikuara, shihet e Ngarkuara me Punë e Ambasadës, Anu Prattipati, e veshur me fanellën e Kombëtares së Kosovës, duke treguar hapur përkrahjen për ekipin vendas. Ky gjest vjen në prag të ndeshjes finale të “play-off”-it ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, e cila përcakton kualifikimin historik në Kampionatin Botëror “Amerikë 2026”.

- Advertisement -

Përmes një mesazhi të veçantë, Ambasada Amerikane ka shprehur mbështetjen e pakursyer për futbollistët kosovarë, duke i inkurajuar ata që të japin maksimumin në fushën e gjelbër.

„Nga të gjithë ne në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare!“, thuhet në njoftimin zyrtar të Ambasadës.

- Advertisement -

Ky veprim i diplomacisë amerikane shton dozën e entuziazmit në Prishtinë, pak orë para se në stadiumin „Fadil Vokrri“ të nisë ballafaqimi që pritet me emocion nga miliona shqiptarë anembanë botës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat