spot_img
E martë, 24 Shkurt, 2026
00:01
HomeKosovaAmbasadori britanik takohet me Haxhiun, bisedojnë edhe për zgjedhjen e Presidentit

Ambasadori britanik takohet me Haxhiun, bisedojnë edhe për zgjedhjen e Presidentit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves njoftoi për një takim me kryetaren e Kuvendit, Alblulena Haxhiu.

Hargreaves tha se e përgëzoi Haxhiun që mori pozitën e kryeparlamentares dhe tha se me të folën edhe për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

- Advertisement -

“E mirëprita përparimin e shpejtë që Kuvendi ka bërë në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Diskutuam për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Shprehëm pritjen për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, shkroi ambasadori britanik në Facebook.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat