spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
22:27
HomeKosovaAmbasadori De Riu takon Tërnavën, diskutuan për tolerancën dhe paqen në shoqërinë...

Ambasadori De Riu takon Tërnavën, diskutuan për tolerancën dhe paqen në shoqërinë e sotme

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka takuar kryetarin e Bashkësisë Islame, myftiun Naim Tërnava.

Nëpërmjet një postimi në platformën “X” të ambasadës së Italisë, bëhet e ditur se në takimin e tyre është diskutuar roli vendimtar i të gjithave komuniteteve fetare në ruajtjen e identitetit.

- Advertisement -

“Ambasadori De Riu u takua me myftiun Naim Tërnava, Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës. Ata diskutuan rolin vendimtar të të gjitha komuniteteve fetare në ruajtjen e identitetit kulturor dhe nxitjen e dialogut për të promovuar integrimin kombëtar, tolerancë dhe paqe në shoqërinë e sotme”, thuhet në postim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat