spot_img
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
13:56
HomeKosovaAmbasadori gjerman, Rudolph: KFOR-i luan rol thelbësor në stabilitetin rajonal

Ambasadori gjerman, Rudolph: KFOR-i luan rol thelbësor në stabilitetin rajonal

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka vizituar selinë e KFOR-it, ku është pritur nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Në një postim në rrjetet sociale bëhet e ditur se gjatë takimit, ambasadori Rudolph ka vlerësuar punën e jashtëzakonshme që KFOR-i vazhdon të bëjë dhe ka shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

- Advertisement -

Gjatë vizitës, ambasadori është takuar edhe me komandantin e kontingjentit gjerman në kuadër të KFOR-it, kolonel Müller, nga i cili është njoftuar më gjerësisht për kontributin e rëndësishëm të ushtarëve gjermanë që shërbejnë në këtë mision.

Ambasadori Rudolph ka falënderuar trupat gjermane për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në shërbim të paqes dhe sigurisë në Kosovë.

- Advertisement -

Në postimin e Ambasadës Gjermane në Prishtinë thuhet se KFOR-i mbetet një shtyllë kyçe e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat