spot_img
E diel, 26 Prill, 2026
14:10
HomeRajoniAmbasadori i SHBA në NATO viziton bazën ushtarake të Kuçovës, Whitaker: Shqipëria,...

Ambasadori i SHBA në NATO viziton bazën ushtarake të Kuçovës, Whitaker: Shqipëria, nyje e rëndësishme logjistike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama la të hapur mundësinë e përdorimit të bazës ushtarake të Kuçovës për amerikanët në luftën ndaj Iranit, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker, inspektoi bazën shqiptare të rinovuar përmes fondeve të aleancës euroatlantike.

Gjatë fluturimit me helikopter mbi bazën ushtarake të NATO-s, i shoqëruar nga e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, dhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ambasadori Whitaker vlerësoi rolin e Shqipërisë në sigurinë rajonale.

- Advertisement -

“Duke fluturuar mbi Bazën Ajrore të Kuçovës, e rinovuar përmes fondeve të NATO-s, Ambasadori Whitaker dhe ministri Nufi, diskutuan aftësinë e Shqipërisë për t’u bërë një nyje logjistike e NATO-s në rajon përmes investimeve në Korridorin VIII, si dhe mënyrat se si Shqipëria mund ta çojë sigurinë rajonale në nivele më të larta përmes rritjes së shpenzimeve në fushën e mbrojtjes”, shkroi Ambasada Amerikane në rrjetet sociale.

Gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker, u prit dhe nga kryeministri Edi Rama, në një takim në godinën qeveritare.

- Advertisement -

“Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës”, shkroi Rama. /TCh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat