spot_img
E premte, 27 Mars, 2026
13:45
HomeEkonomiReformat në biznes: Mimoza Kusari Lila në takim me Odën Amerikane

Reformat në biznes: Mimoza Kusari Lila në takim me Odën Amerikane

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (AmCham) ka organizuar një takim pune me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari Lila, ku u diskutua për prioritetet legjislative dhe krijimin e një mjedisi më të favorshëm për investimet.

Në këtë takim, ku morën pjesë përfaqësues të bizneseve dhe të Ambasadës së SHBA-së, ministrja Kusari Lila shpalosi projektet kryesore të dikasterit që ajo udhëheq. Fokus i veçantë iu dha transformimit të gjelbër të parqeve industriale dhe ndërtimit të zonave të reja ekonomike mbi parimet e ekonomisë qarkore.

- Advertisement -

Reformat legjislative dhe mbrojtja e prodhimit vendor Një ndër objektivat strategjikë të prezantuar ishte adresimi i deficitit tregtar përmes promovimit të prodhimit vendor. Ministrja njoftoi për disa ligje prioritare që janë në proces:

  • Ligji për çmimet tavan: Si përgjigje ndaj situatave të krizës.

    - Advertisement -
  • Ligji për inovacion dhe ndërmarrësi: Për fuqizimin e ndërmarrjeve të reja (start-ups).

  • Ligji për pagesat e vonuara: Në përputhje me agjendën e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.

Kërkesat e komunitetit të biznesit Nga ana tjetër, përfaqësuesit e AmCham kërkuar rishikimin e barrës fiskale për derivatet e naftës dhe adresimin ligjor të humbjeve teknologjike gjatë operimit. Po ashtu, u theksua nevoja për mbështetje më të madhe të sektorit të teknologjisë (ICT) dhe zhvillimin e fuqisë punëtore përmes arsimit dual.

Ministrja Kusari Lila njoftoi gjithashtu për transformimin e Agjencisë KIESA dhe funksionalizimin e Fondit për Inovacion, duke shprehur gatishmërinë e Qeverisë për një partneritet të qëndrueshëm me sektorin privat.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat