spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
23:38
HomeBotaAmerika në luftë, Evropa përpiqet të arrij paqe në konfliktin e Iranit

Amerika në luftë, Evropa përpiqet të arrij paqe në konfliktin e Iranit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

JD Vance, zëvendëspresidenti amerikan ka deklaruar se nuk ka frikë se luftimet me Iranin do të zgjaten.

“Ne nuk jemi në luftë me Iranin. Ne jemi në luftë me programin bërthamor të Iranit”, këmbënguli ai.

- Advertisement -

Ai shtoi se SHBA-të nuk duan një ndryshim regjimi në Teheran – diçka që ministrat e lartë izraelitë e kanë përmendur vazhdimisht.

Vance vazhdoi duke thënë se SHBA-të “nuk kanë interes” të vendosin ushtarë amerikanë në terren.

- Advertisement -

Vendimi për të goditur Iranin ka shkaktuar një lloj përçarjeje brenda bazës MAGA të Trump, dhe zërat kryesorë tani po kërkojnë të sigurojnë se ky është vetëm një sulm i vetëm.

Nga zhvillimet tjera, kreu i autoritetit mbikëqyrës bërthamor të OKB-së tha se nuk e di shkallën e dëmit në uzinën bërthamore Fordoë të Iranit pas sulmeve amerikane.

“Ka indikacione të qarta të ndikimeve”, tha për CNN shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, “por sa i përket vlerësimit të shkallës së dëmit nëntokësor, për këtë nuk mund të japim ndonjë deklaratë”.

“Askush nuk mund t’ju tregojë se sa është dëmtuar”, thotë ai, duke shtuar se për shkak të ndryshimeve të vëzhguara në formën e vendeve, “nuk mund të përjashtohet që atje të ketë dëme të konsiderueshme”.

Grossi thotë se objekti i Natanzit është “shkatërruar plotësisht”, ndërsa sallat e tij nëntokësore “kanë vuajtur shumë” për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike si rezultat i sulmeve izraelite.

Vendndodhja në Isfahan ka pësuar gjithashtu “dëme shumë të konsiderueshme”, shton ai.

Derisa Amerika sulmon, Evropa vazhdon përpjekjet për një zgjidhje paqësore.

Sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, ka pasur një telefonatë me ministrin e jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi.

Sekretari i jashtëm theksoi se Mbretëria e Bashkuar nuk ishte e përfshirë në sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit brenda natës dhe e shtyu Teheranin të kthehej në tryezën e negociatave.

Sipas njoftimit të Teheranit, Aragchi “dënoi me forcë aktin agresiv të Shteteve të Bashkuara dhe e konsideroi atë një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare”.

Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka bërë thirrje Iranit të tregojë “përmbajtje maksimale” pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të vendit.

Në X, presidenti francez tha se kishte folur me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, pas sulmeve, duke bërë thirrje për një kthim në diplomaci dhe që Teherani të angazhohet për të hequr dorë nga armët bërthamore.

“Nuk ka alternativë: kjo është e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë për të gjithë”.
Macron bëri thirrje gjithashtu për lirimin e dy shtetasve francezë, Cecile Kohler dhe Jacques Paris, të cilët mbahen të burgosur nën akuzat për spiunazh në Iran që nga maji i vitit 2022.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat