spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
13:32
HomeBotaAmerikanët mirëpresin lirimin e të burgosurit nga Hamasi, Kryqi i Kuq kërkon...

Amerikanët mirëpresin lirimin e të burgosurit nga Hamasi, Kryqi i Kuq kërkon lirimin e palestinezëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee ka reaguar pas lirimit të amerikano-izraelitit që ishte duke u mbajtur peng nga Hamasi.

Ai ka deklaruar se Trump dhe administrata e tij “shpresojnë që ky lirim i shumëpritur” i të burgosurit amerikano-izraelit, Edan Alexander, “shënon fillimin e fundit të kësaj lufte të tmerrshme”.

- Advertisement -

“Vetëm Hamasi është përgjegjës për vdekjet dhe vuajtjet e vazhdueshme. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve të mbetura”, shkroi Huckabee në mediat sociale.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka konfirmuar se “ka lehtësuar me sukses transferimin e sigurt të një pengu nga Gaza tek autoritetet izraelite”.

- Advertisement -

Në një deklaratë, Presidentja e KNKK-së, Mirjana Spoljaric, përshëndeti lirimin e Aleksandrit, ndërsa bëri thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza.

“Jemi të lehtësuar që edhe një familje është ribashkuar sot. Megjithatë, ky makth vazhdon për pengjet e mbetura, familjet e tyre dhe qindra mijëra civilë në të gjithë Gazën”, tha Spoljariç.

“Ne kemi nevojë urgjente për vullnet politik për të shpëtuar jetë dhe për të rivendosur armëpushimin. Është thelbësore që civilët të kursehen nga armiqësitë, ndihma humanitare të hyjë në Gaza dhe më shumë familje të ribashkohen”.

KNKK-ja bëri thirrje gjithashtu për qasje te të burgosurit palestinezë të mbajtur nga Izraeli.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat