Ana e cila u bë personi më i përfolur në spektaklin e sontëm, ka reaguar ashpër pas shfaqjes së një videoje dhe debateve rreth lidhjes që e kishte me të.
Ajo madje ka akuzuar produksionin që sipas saj nuk e ka informuar fare.
“Këto janë lojëra të produksionit që u bënë pa dijeninë time. Ai ka qenë i dashuri im kohë më parë dhe ka qenë lidhje e shkurtër. Produksioni po më njollos mua dhe ta kthej Kevinin kundër meje”, shkroi ajo.




