spot_img
E diel, 5 Prill, 2026
15:36
HomeKulturëAndamion Murataj fiton çmimin special në Bari, me filmin “Burri i shtëpisë”

Andamion Murataj fiton çmimin special në Bari, me filmin “Burri i shtëpisë”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Filmi shqiptar “Burri i shtëpisë”, me regji nga Andamion Murataj, është vlerësuar me çmimin special në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Bari, “Bif&st”.

Në faqen online të festivalit, shkruhet se, ishte veçanërisht e vështirë për jurinë të zgjidhte midis kaq shumë performancave të shkëlqyera femërore.

- Advertisement -

“Prandaj, vendosëm të dhuronim një vlerësim të veçantë, në njohje të punës së një aktoreje të aftë për të portretizuar një personazh jashtëzakonisht kompleks me thjeshtësi çarmatosëse. Një jetë e jetuar si burrë për vite me radhë, derisa zgjimi i një ndjenje të fortë amësie shkatërron atë ekuilibër sipërfaqësor. Interpretimi i Drita Kaba Karagës në filmin “Burri i shtëpisë”, me regji nga Andamion Murataj, është një pamje e domosdoshme për çdo dashamirës të filmit”, shkruhet në motivacionin e çmimit.

- Advertisement -

Juria vlerësoi në mënyrë të veçantë interpretimin e Drita Kaba Karagës, duke e cilësuar atë si të thellë dhe mbresëlënës.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit dhe Televizionit në Bari, “Bif&st” është një nga ngjarjet më të rëndësishme kinematografike në rajonin e Mesdheut. “Burri i shtëpisë” nga Andamion Murataj është vlerësuar me çmim special si një nga filmat më të veçantë të edicionit të 17-të të festivalit.

Regjisori është shprehur se është i lumtur me këtë rikthim, 35 vjet pas mbërritjes së tij në brigjet e Barit me anijen “Vlora”.

Filmi “Burri i shtëpisë” ka në qendër të tij historinë e një burrneshe të vendosur në kushtet e një shoqërie moderne të një Shqipërie që ndryshon dita-ditës. Për ndërtimin e karakterit të Franit, regjisori Murataj ka zgjedhur që në fillim aktoren Drita Kaba-Karaga nga Maqedonia e Veriut, duke e parë personazhin të lidhur me aftësitë e jashtëzakonshme psiko-fizike dhe mjeshtërinë e lartë interpretuese të aktores. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat