spot_img
E martë, 31 Mars, 2026
10:40
HomeKulturëAndon Zako Çajupi, poeti, dramaturgu dhe veprimtari i Rilindjes Kombëtare

Andon Zako Çajupi, poeti, dramaturgu dhe veprimtari i Rilindjes Kombëtare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Akademia e Shkencave e Shqipërisë përkujtoi, në ditën e tij të lindjes, veprimtarin e Rilindjes Kombëtare, poetin dhe dramaturgun Andon Zako Çajupi.

Çajupi (27 mars 1866 – 11 korrik 1930) ishte poet, dramaturg dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare. Lindi në Sheper të Zagorisë, i biri i Harito Zakos, një tregtari duhani me tregje në zgjerim e sipër deri në Itali. Mori mësimet fillore në Nivan të Zagorisë, në shkollën greke të atjeshme.

- Advertisement -

Në vitin 1882 u vendos në Aleksandri, ku studioi frëngjisht për pesë vite tek Sainte Catherine des Lazaristes dhe më pas për jurisprudencë. Më 1887-ën, pasi bëri një vizitë në Sheper, që ishte e fundit për të, Çajupi shkoi në Zvicër, ku kreu studimet e larta dhe mori titullin “doktor” në drejtësi. Në Kajro, ku u vendos përgjithnjë, punoi për njëfarë kohe si avokat. Nga fundi i shek. XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj më të përparuar.

Në vitin 1902 botoi librin “Baba Tomori”, që dallohet nga fryma luftarake, patriotike dhe popullore në brendi dhe në formë.

- Advertisement -

Në vitin 1909 bëri bujë me pamfletin “Klubi i Selanikut”, ku satirizonte armiqtë e brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Patriotizmi i flaktë dhe qëndrimi i prerë ndaj pushtuesve të huaj, e nxorën Çajupin në krye të patriotëve që vepronin në Egjipt.

Në historinë e letërsisë shqiptare Çajupi zuri vend jo vetëm si poet, por edhe si dramaturg. Rëndësi të veçantë kanë sidomos komeditë e tij “14 vjeç dhëndër” dhe “Pas vdekjes”, me të cilat solli një ndihmesë me vlerë në zhvillimin e këtij zhanri në letërsinë tonë. Penës së Çajupi i përkasin edhe tragjedia “Burri i dheut”, “Pas vdekjes”, “Fshati im” etj., si dhe dorëshkrime të pabotuara, raporton atsh.

Komedia e tij “14 vjeç dhëndër” mbetet një krijimtari letrare e vyer falë filmit artistik “Përrallë nga e kaluara”, realizuar me motivet e kësaj vepre nga mjeshtri i regjisë shqiptare Dhimitër Anagnosti.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat