Prokuroria e Durrësit nuk lejon anijen “Moliva” me kontejnerët qe dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme të ankorohet në portin e Durrësit.
Duke u thirrur në burime nga Autoriteti Portual Durrës, mediat në Shqipëri kanë njoftuar se prokuroria ka urdhëruar anija “Moliva” me 102 kontejnerët të mos i afrohet portit pasi mund të kontaminohen produktet ushqimore që ndodhen në sheshin kontejnerëve që ndodhen në kontejnerët e tjerë.
“Dyshojmë që kontejnerët përmbajnë mbetje të rrezikshme, ndaj duhet të marrim masa për ti mbajtur sa me larg. Në kalatat e kontejnerëve ka produkte ushqimore prandaj duhet ti mbajmë sa me larg”.
Autoriteti Portual Durrës ka marrë masa duke krijuar hapësira në sheshin e kontejnerëve duke lënë një kënd të veçantë për 102 kontejnerët, por prokuroria ka parë të arsyeshme që mbetjet e dyshuara të rrezikshme të mos afrohen pranë produkteve ushqimore.
Ndërkohë, anija “Moliva” vijon të qëndroj në radë deri në një urdhër nga kapiteneria detare.