spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
20:26
HomeKulturë“Antoku”, perandori i vogël japonez, vjen si përrallë për fëmijët shqiptarë

“Antoku”, perandori i vogël japonez, vjen si përrallë për fëmijët shqiptarë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit promovoi sot librin për fëmijë “Antoku”, me autor Ralf Spiron.

Aktiviteti i organizuar në QKLL ishte konceptuar si një bisedë mes poeteshës Mimoza Ahmeti dhe autorit, i cili iu përgjigj pyetjeve dhe interesimit për krijimin e tij. Ngjarja në këtë tregim, bazohet në historinë dhe mitologjinë japoneze.

- Advertisement -

Kultura e Japonisë bazohet shumë në mitologji, që ka në qendër të saj, familjen. Protagonisti i librit, Antoku është përcjellës i diturisë, për të larguar errësirën, jo vetëm simbolikisht.

Vepra është trajtuar në formën e përrallës, pasi u drejtohet fëmijëve, të cilëve u nevojitet një gjuhë e thjeshtë për të nxënë dije.

- Advertisement -

Ralf Spiro sqaroi se ka projekte të tjera, veçanërisht për fëmijë, dhe në pjesën më të madhe të rasteve frymëzohet nga djali i tij. Autori sqaroi, se ka testuar gjuhën e librit, tek i biri për të arritur thithjen e materialit, që gjithnjë është i bazuar te fantazia.

Sipas tij, Antoku është përzgjedhur për të qenë personazhi kryesor, pasi është i vetmi perandor-fëmijë që ka ekzistuar realisht në Japoni. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat