spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
12:33
HomeKosovaDrejtësiaAnulohet seanca gjyqësore në rastin e sulmit terrorist “Banjska”

Anulohet seanca gjyqësore në rastin e sulmit terrorist “Banjska”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se seanca gjyqësore në rastin e sulmit terrorist “Banjska” është anuluar.

Në seancën e sotme ishte paraparë dëgjimi i dëshmitarit të radhës në rastin e sulmit terrorist Banjska. Ky dëshmitarë nga Maqedonia e Veriut pritej të dëgjohej përmes video-lidhjes.

- Advertisement -

Shkaku i anulimit është se Gjykata e Shkupit ka njoftuar se nuk kanë mundësi që të bëjnë lidhjen me video konferencë për datën 27 tetor 2025, pasi pajisjet nuk janë funksionale për dëgjimin e dëshmitarit të paraparë.

“Departamenti Special njofton se është anuluar seanca së shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të akuzuarve B.S, D.M. dhe V.T. , pasi përmes emailit zyrtar nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës është njoftuar se Autoritet e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Gjykata e Shkupit ka njoftuar se nuk kanë mundësi që të bëjnë lidhjen me video konferencë për datën 27 tetor 2025, pasi pajisjet nuk janë funksionale për dëgjimin e dëshmitarit të paraparë”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Sipas po këtij njoftimi për datat e radhës për këtë çështje penale palët do të njoftohen paraprakisht përmes ftesave të gjykatës.

Edhe më 21 tetor ka dështuar të mbahet seanca e radhës në këtë rast gjyqësor pasi mungoi dëshmitarja, Dragana Antonijeviq.

Vazhdon sot gjykimi në rastin “Banjska”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat