spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:50
HomeRajoniMaqedonia e VeriutArben Taravari rizgjedhet kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Arben Taravari rizgjedhet kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Arben Taravari u rizgjodh kryetar i Aleancës për Shqiptarët në Kongresin e Jashtëzanshëm të kësaj partie që sot u mbajt në Tetovë.

Në fjalimin para delegatëve, Taravari u tha atyre se të gjithë së bashku, në zgjedhjet parlamentare kanë arritur  të rrëzojnë regjimin dhe të sjellin ndryshimin.

- Advertisement -

“Të gjithë së bashku kështu dhe me plot shokë të tjerë, ne më 8 maj e sollëm ndryshimin që pritej prej shqiptarëve 22 vite. Sa më e fuqishme Aleanca për Shqiptarët aq më i fuqishëm VLEN-i. Insistoj tek të gjithë ju që të jeni më fleksibil, sa më bashkëpunues me partitë që e përbëjnë VLEN-in”, tha Taravari, i cili në qeverinë e Maqedonisë së Veriut është ministër i Shëndetësisë.

Pas vendimit të Taravarit për të garuar në zgjedhjet e fundit me koalicionin VLEN, krahu politik i Ziadin Selës vendosi që në zgjedhjet e fundit parlamentare të garojë në koalicion me Frontin Evropian.

- Advertisement -

Ndërkohë është duke vazhduar procesi gjyqësor në Gjykatën e Tetovës nëse vulat e partisë do t’i takojnë Taravarit apo Selës.

Rreth kongresit të sotëm, krahu politik i Ziadin Selës përmes një reagimi me shkrim ka thënë se”Aleanca për Shqiptarët ju takon anëtarëve të denjë, shumicës prej dy të tretave të delegatëve që në Kongresin e fundit zgjodhën kryetar Ziadin Selën, si dhe kryesisë legjitime ku bëjnë pjesë shumica dërmuese e themeluesve dhe njerëzve që e ngritën subjektin”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat