spot_img
E premte, 3 Prill, 2026
13:33
HomeShëndetiPas një dekade pritjeje, Qeveria miraton Ligjin për Sigurimet Shëndetësore: Vitia jep...

Pas një dekade pritjeje, Qeveria miraton Ligjin për Sigurimet Shëndetësore: Vitia jep detajet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka dhënë detaje rreth projektligjit për Sigurimet Shëndetësore, nismë kjo që pritet të transformojë sistemin shëndetësor në vend.

Vitia theksoi se për hartimin e këtij ligji janë studiuar praktikat më të mira ndërkombëtare, duke i përshtatur ato me rrethanat ekonomike dhe sociale të Kosovës.

- Advertisement -

“Sot projektligji kaloi në Qeveri për t’u proceduar sa më shpejt në Kuvendin e Republikës. Janë analizuar dhe studiuar praktikat më të mira ndërkombëtare, por duke marrë parasysh edhe realitetin tonë ekonomik e social. Jam i lumtur që pas një dekade ky ligj po merr formën e tij dhe rrugëtimin drejt Parlamentit, me shpresën që të miratohet sa më parë”, deklaroi ministri Vitia.

Qasje universale dhe cilësi e lartë shërbimesh Sipas ministrit, ky ligj garanton përfshirjen e të gjithë popullatës, duke synuar një mbulim shëndetësor universal që rrit cilësinë e shërbimeve dhe zvogëlon pabarazinë sociale.

- Advertisement -

„Ligji përfshin të gjithë popullatën. Synimi është qasja universale. Me këtë ligj do të përshpejtohet arritja e mbulimit shëndetësor universal, që të përmirësohet mirëqenia dhe shëndeti, duke zvogëluar varfërinë dhe pabarazinë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore“, shtoi ai gjatë konferencës.

Miratimi i këtij projektligji konsiderohet si një nga hapat më kritikë për shëndetësinë kosovare, pasi synon të krijojë një fond të qëndrueshëm që do t’u mundësojë qytetarëve shërbime më të lira dhe më efikase.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat