Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë një konferencë për media, ka folur edhe për çështjen aktuale të zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës dhe mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.
Vitia ka bërë të ditur se qëndrimi i tij mbetet i njëjtë me atë që kanë deklaruar kryeministri Albin Kurti dhe krerët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Sipas tij, po punohet intensivisht që vendi të mos futet në një proces të ri zgjedhor, i cili do të ishte humbje kohe për qytetarët.
„Nuk kam çfarë të shtoj, përveç asaj që është folur në media edhe nga kryeministri Kurti. Po bëhet maksimumi për t’i shmangur zgjedhjet. Njësoj do të vazhdohet deri në ditën e fundit, me takime e propozime, sepse ne besojmë që zgjedhjet nuk sjellin rezultat tjetër“, deklaroi Vitia.
Zgjedhjet si rrugëtim i panevojshëm Më tej, ministri nënvizoi se një proces i ri elektoral nuk do të prodhonte një realitet të ri politik që do të arsyetonte koston dhe vonesat që ai shkakton.
„Zgjedhjet janë një humbje në raport me të mirat që u vijnë qytetarëve. Është diçka që nuk e ndryshon thellë rezultatin dhe nuk ka pse të shkohet në këtë rrugëtim të panevojshëm“, përfundoi ai.
Këto deklarata vijnë në një kohë kur afatet kushtetuese për zgjedhjen e kreut të shtetit po ngushtohen, ndërsa pozita po kërkon votat e nevojshme për të siguruar kuorumin në seancën e votimit.



