spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:31
HomeKulturëShowBizArbenita reagon pas kërkesës për arrestim nga gjykata në Gjilan

Arbenita reagon pas kërkesës për arrestim nga gjykata në Gjilan

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit.

Sabit Shkodra, udhëheqës i Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjilan, theksoi se gjykata ka vepruar sipas kompetencave ligjore dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Gjilan kishte nisur hetimet ndaj Ismajlit në qershor të këtij viti, pas dyshimeve se ajo nuk kishte zbatuar një vendim gjykate për takimet e vajzës së saj me babanë biologjik, Feronit Shabani.

Sipas aktvendimit, babai kishte të drejtë ta takonte vajzën dy herë në muaj përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, por prokuroria pretendon se Ismajli ka penguar zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

- Advertisement -

Në një video të postuar në rrjetet sociale nga makina, ku dëgjohej një këngë e Rihannas në sfond, Arbenita ka ndarë një detaj të vogël për kontekstin e situatës në të cilën ndodhet, duke treguar një qasje të qetë ndaj lajmeve që po qarkullojnë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat