spot_img
E diel, 24 Maj, 2026
19:05
HomeKosovaArdian Gjini merr zyrtarisht postin e kryetarit të AAK-së

Ardian Gjini merr zyrtarisht postin e kryetarit të AAK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E PLOTËSUAR / Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie të mbajtur sot.

Gjini vlerësoi kontributin e strukturave dhe anëtarësisë së AAK-së, duke nënvizuar se forca e partisë mbështetet në besimin e ndërsjellë, bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të anëtarëve të saj.

- Advertisement -

Sipas tij, Aleanca hyn në një etapë të re politike me synimin për të forcuar më tej organizimin e brendshëm dhe për t’u përgatitur për sfidat që e presin në skenën politike të vendit.

Haradinaj i jep mbështetje Gjinit: Aleanca beson tek ti

- Advertisement -

Në Kuvendin e 10-të Zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kryetari aktual i partisë, Ramush Haradinaj, konfirmoi se po ia lë drejtimin e partisë Ardian Gjini, duke shprehur besim të plotë në udhëheqjen e tij.

“Sot kryetar Ardian, unë dhe Aleanca besojmë tek ti. Besojmë që të jesh prijësi ynë, prijësi i Kosovës”, deklaroi Haradinaj para delegatëve.

Ai kujtoi rrugëtimin e tij nga lufta çlirimtare deri te angazhimi politik, duke theksuar se do të vazhdojë t’i shërbejë vendit edhe pas largimit nga drejtimi i partisë.

“Shërbimi për Kosovën nuk përfundon kurrë”, tha ai.

Nga ana tjetër, Gjini e vlerësoi lart figurën e Haradinajt, duke e quajtur atë “simbol të Kosovës, simbol të lirisë dhe i politikës së mençur që ka ndodhur në Kosovë për më shumë se 30 vjet”.

Duke marrë përgjegjësinë për drejtimin e AAK-së, Gjini u shpreh i emocionuar dhe falënderoi anëtarësinë për besimin. Ai shtoi se historia e Kosovës dhe e Haradinajt “do të shkruhet me shkronja të arta”.

Sekretari i partisë, Besnik Tahiri, u emocionua gjatë fjalimit të kryetarit Ramush Haradinaj, i cili shprehu gatishmërinë për t’i hapur rrugë një gjenerate të re në udhëheqjen e subjektit.

Duke folur para delegatëve, Tahiri tha se mesazhi i Haradinajt i preku thellë të pranishmit dhe njëkohësisht i bëri krenarë për rrugëtimin politik të Aleancës.

Ai vlerësoi lart rolin dhe kontributin e Haradinajt në proceset historike të Kosovës, duke e cilësuar atë si një figurë me ndikim të veçantë në lirinë dhe ndërtimin e shtetit.

Kuvendi i AAK-së pritet të formalizojë zgjedhjen e Gjinit në krye të partisë dhe ta vendosë atë në krye të listës për zgjedhjet e ardhshme.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat