spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
12:24
HomeKosovaZgjedhjet 2025Ardian Shala uron Bali Muharremajn: Do ta mbrojmë interesin e qytetarëve

Ardian Shala uron Bali Muharremajn: Do ta mbrojmë interesin e qytetarëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i LDK-së për Suharekë, Ardian Shala, ka reaguar pasi humbi përballjen e balotazhit me kandidatin e AAK-së, Bali Muharremaj.

Shala ka falënderuar të gjitha strukturat për angazhimin, derisa ka uruar Muharremajn për fitoren.

- Advertisement -

Postimi i plot:
Pas publikimit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve të 9 nëntorit, sipas të dhënave fillestare fitues del të jetë kundërshtari ynë politik me një dallim të vogël votash. Dëshiroj që me shumë mirënjohje të ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen dhe mbështetjen tuaj.

Faleminderit strukturave të LDK-së, simpatizantëve, aktivistëve dhe secilit qytetar që besoi në vizionin tonë për një Suharekë më të drejtë, më të ndershme dhe më zhvillimore.

- Advertisement -

E pranoj me keqardhje rezultatin, për faktin se nuk arritëm tja ofrojmë Suharekës një qeverisje që ajo e meritonte. Megjithatë ne do të vazhdojmë me vendosmëri të mbrojmë interesin e qytetarëve në të gjitha format.

Rregullat e demokracisë kërkojnë që pas shpalljes së rezultateve t’i urojmë fitoren kundërshtarit politik. Prandaj i uroj fitoren z.Bali Muharremaj!

Ne do të vazhdojmë të punojmë, me dinjitet, përkushtim dhe me dashuri për qytetin tonë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat