Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, i ka falënderuar të gjithë për besimin dhe përkrahjen në garën për të parin e komunës.
“Ju falënderoj të gjithëve për besimin dhe përkrahjen që më dhatë në garën për Kryetar të Mitrovicës. Ishte një privilegj i madh të jem pjesë e një procesi demokratik që dëshmoi pjekurinë tonë politike dhe kulturën e lartë qytetare”, ka shkruar mes tjerash Tahiri.
Ai ka thënë se rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Qytetarë të Mitrovicës,
Ju falënderoj të gjithëve për besimin dhe përkrahjen që më dhatë në garën për Kryetar të Mitrovicës. Ishte një privilegj i madh të jem pjesë e një procesi demokratik që dëshmoi pjekurinë tonë politike dhe kulturën e lartë qytetare.
Rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit tuaj dhe ky vullnet do ta ketë gjithmonë respektin tim.
Urime kundërkandidatit tim për fitoren! I uroj suksese në punën e tij për Mitrovicën.
Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Mitrovicës dhe të të gjithë qytetarëve, me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë, si gjithmonë.
Faleminderit! 🙏



