spot_img
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
12:56
HomeKosovaArifi kritikon Qeverinë Kurti për menaxhimin e energjisë elektrike

Arifi kritikon Qeverinë Kurti për menaxhimin e energjisë elektrike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Analisti politik, Avni Arifi, ka kritikuar Qeverinë Kurti për, siç tha ai, keqmenaxhimin e sektorit të energjisë elektrike dhe mungesën e planifikimit afatgjatë, duke paralajmëruar rritje të re të çmimit të energjisë në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas Arifit, qytetarët duhet të jenë të përgatitur për një rritje tjetër të çmimit të energjisë në muajin janar. Ai tha se Qeveria aktuale ka ardhur në pushtet me premtime të mëdha, por sipas tij, situata në sektorin energjetik është përkeqësuar, transmeton Klankosova.

- Advertisement -

“Në janar rritet prapë çmimi i energjisë, këtë duhet ta dijë çdo qytetar. Kur kanë ardh këta në pushtet, kanë ardh me stupcë në krah. Kam menduar një kohë që e kanë nga mosdija, por duke e pasur parasysh se të gjithë njerëzit rreth Kurtit po hyjnë në biznes të blerjes dhe shitjes së rrymës, kam pikëpyetje”, deklaroi Arifi në emisionin “Ora Shtatë”.

Ai përmendi edhe kontratat e mëhershme në sektorin e energjisë, duke iu referuar një marrëveshjeje të vitit 2017. Sipas tij, në atë kohë, gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, ishte nënshkruar kontrata me kompaninë “Contour Global”, e cila më pas ishte anuluar.

- Advertisement -

Arifi theksoi se problemet aktuale lidhen me mungesën e planifikimit dhe mirëmbajtjes së kapaciteteve ekzistuese prodhuese. Ai tha se gjatë këtij viti, termocentralet Kosova A dhe Kosova B kanë dalë disa herë nga sistemi.

“Vetëm këtë vit, Kosova A dhe Kosova B kanë rënë 34 nga sistemi. Ka probleme serioze në planifikim. Një bllok i Kosovës B nuk ka punuar për 210 ditë, dhe për këtë arsye është dashur të blehet energji elektrike”, tha ai.

Deklaratat e Arifit vijnë në kohën kur sektori energjetik në Kosovë vazhdon të përballet me sfida të mëdha, përfshirë prodhimin e pamjaftueshëm vendor dhe varësinë nga importi i energjisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat