Arioni është banori i radhës që eliminohet përfundimisht nga gara për çmimin e madh të Bog Brother VIP Kosova 3.
Nga pesë të nominuarit, Arioni është banori që mori më pak vota, duke u larguar kështu përfundimisht nga shtëpia.
Në nominim ishte Xuxi, Denusha, Xheneta, Gjesti dhe Arioni.
Pasi doli nga shtëpia, Arioni ka treguar se çka e ka ndërmend që të bëjë.
Ai ka thënë se së pari do të bisedojë me Dianën, teksa thotë se lidhja e tyre do të shkojë mirë.
“Dua të shihemi së pari me të, do të flasim, mendoj që do të shkojë më së miri në botë”, u shpreh Arioni.
Ky i fundit ka thënë se nëse familja e Dianës ka një mendim jo të mirë për të do e ndryshojë.
“Nëse e kanë një mendim të keq do të mundohem ta ndyrshojë, sa të jam me Dianën nuk ka rëndësi”.



