spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
11:16
HomeSiguriaPoliciaArratiset i pandehuri nga Pallati i Drejtësisë

Arratiset i pandehuri nga Pallati i Drejtësisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një i pandehur është arratisur sot rreth orës 12:00 nga objekti i Gjykatës Themelore në Prishtinë, menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka përdorur forcë fizike dhe veprime agresive ndaj zyrtarit përgjegjës për sigurinë e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, dhe më pas ka arritur të largohet.

- Advertisement -

“Sot rreth orës 12:00, menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore, një i pandehur është arratisur nga objekti i Gjykatës Themelore në Prishtinë. I njëjti dinakërisht, duke përdorur veprime agresive të dhunshme si dhe duke përdorur forcën fizike, i ka shkaktuar lëndime trupore zyrtarit që po kujdesej për sigurinë tij me ç’ rast ka arritur të arratiset.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme operativo hetimore dhe ndaj të dyshuarit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale ‘’ Sulm ndaj personit zyrtar’’ si dhe ‘’ Arratisja e personit të privuar nga liria’’, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

- Advertisement -

Ndërkohë, L.H., i dyshuar për lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje, është arratisur nga Pallati i Drejtësisë, pasi i është caktuar masa e paraburgimit në seancë dëgjimore.

“Për njoftimin tuaj, Gjykata Themelore në Prishtinë lidhur me çështjen penale ndaj të pandehurit L.H. ka marr informacion se i njëjti pasi që ka pranuar aktvendimin për caktim të paraburgimit, ka arritur që ti ik Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë kompetent për ta siguruar rastin”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Fillimisht, Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale bën të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.H.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat