spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
15:31
HomeSiguriaPoliciaArratisja vazhdon! Mefail Shkodra dhe djemtë e tij ende të lirë pas...

Arratisja vazhdon! Mefail Shkodra dhe djemtë e tij ende të lirë pas ngjarjes tragjike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ngjarja tragjike në Gjilan ku u vranë  tre persona ka tronditur Kosovën. Mefail Shkodra me dy djemtë e tij, Edonisin dhe Engjullin – akoma janë në arrati. Policia e Kosovës po i kërkon ata.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për media se i kanë njoftuar të gjithë policët e Kosovës për kërkimin e tyre.

- Advertisement -

Po ashtu, janë lajmëruar pikat kufitare si dhe vija e gjelbër në operacionin kërkimor.

Ne gjitha mundësitë që i kemi, jemi duke u përpjekur të i lokalizojmë të dyshuarit. Pikat kufitare i kemi lajmëruar, ku i kemi njësitet, por edhe vija e gjelbër. Gjithë policët e Kosovës janë të njoftuar veçanërisht rajoni jonë”, ka thënë Hashani.

- Advertisement -

Policia po ashtu publikisht ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për çdo informacion rreth të dyshuarve. Ngjarja tronditëse ka ndodhur të dielën.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat