spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
06:49
HomeRajoniShqipëriaArrestimi i Veliajt / BE: Po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit

Arrestimi i Veliajt / BE: Po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Bashkimi Evropian (BE) ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Pyetjes së News24 se: Cili është qëndrimi apo komenti i Delegacionit të BE në Tiranë, pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në drejtim te SPAK? – një zëdhënës i Komisionit Evropian ka deklaruar se “po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit lidhur me hetimin e Veliajt”.

- Advertisement -

Por, zëdhënësi i KE thekson se “Brukseli nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdim”.

Deklarata:

- Advertisement -

“Po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me hetimin ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdim.

Reforma në sektorin e drejtësisë dhe forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri janë elementë kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

BE-ja mbetet e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në ndjekjen e këtyre reformave dhe për ta ndihmuar vendin të konsolidojë efikasitetin, pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e institucioneve të saj, si dhe përputhshmërinë e tyre me standardet e BE-së, si në sektorin e zbatimit të ligjit ashtu edhe në atë të drejtësisë.

Roli specifik i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe pavarësia e saj në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit, pa asnjë përpjekje për ndërhyrje politike apo presion të padrejtë, janë me rëndësi thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat