spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
13:57
HomeSiguriaPoliciaArrestohen 4 të dyshuar në Prishtinë: ryshfet për certifikata të lejes së...

Arrestohen 4 të dyshuar në Prishtinë: ryshfet për certifikata të lejes së armës pa prezencë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës – Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – ka arrestuar katër persona të dyshuar për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrje ryshfeti në sektorin privat”.

Sipas njoftimit, aksioni është zhvilluar më 19.01.2026 në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku janë kryer kontrolle në katër lokacione: dy shtëpi/banesa private, një lokal afarist dhe një zyrë.

- Advertisement -

Hetimet, ku janë aplikuar edhe masa të veçanta të hetimit, kanë siguruar dëshmi se katër të dyshuarit (tre meshkuj dhe një femër, shtetas të Kosovës) dyshohet se kanë marrë ryshfet nga persona të ndryshëm, të cilët janë pajisur me certifikatë për leje të armës pa qenë të pranishëm, siç parashihet me ligj dhe procedura.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar përkohësisht 7 telefona celularë, dosje dhe dokumente relevante. Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat