spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
01:51
HomeSiguriaPoliciaArrestohen disa aktivistë të grupit “Asnjë cent më shumë”

Arrestohen disa aktivistë të grupit “Asnjë cent më shumë”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Arrestohen disa aktivistë të grupit “Asnjë cent më shumë”, të cilët kishin bllokuar sot në mëngjes objektin e Zyrave të ZRRE-së, gjatë një aksioni simbolik për kundërshtimin e shtrenjtimit të rrymës për 15 për qind nga muaji prill.

Të arrestuarit janë shoqëruar në polici. Mësohet se janë dhjetë aktivistë të arrestuar.

- Advertisement -

Fillimisht aktivistët e grupit “Asnjë cent më shumë” kanë bllokuar derën e objektit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), raporton KP.

Kështu ata ndaluan punëtorët e ZRRE-së që të hyjnë brenda, derisa “ZRRE-ja të merr vendimin për mos rritjen e çmimit të energjisë për 15 për qind”.

- Advertisement -

Paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës, ka ngjallur reagime të mëdha dhe pakënaqësi te qytetarët dhe bizneset. Këtë shtrenjtim e ka kund dhe presidenca, por deri tash Qeveria e Kosovës nuk ka kundërshtuar shtrenjtimin, përveç që ka kërkuar shtimin e numrit të blloqeve për konsumatorë.

Për shkak të pakënaqësive, më 5 prill është paralajmëruar edhe një protestë në Prishtinë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat