spot_img
E premte, 24 Prill, 2026
23:15
HomeSiguriaPoliciaArrestohen dy persona për trafikim narkotikësh, kontrolle në dy lokacione

Arrestohen dy persona për trafikim narkotikësh, kontrolle në dy lokacione

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim me narkotik.

Nga policia është bërë e ditur edhe se, në konsultim me prokurorin kujdestar, është realizuar kontroll në dy lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar; njëmbëdhjetë (11) qese me substancë narkotike të llojit Marihuanë me peshë 20.21 gram; dy (2)qese plastike me mbetje te Kokainës; të holla kesh në total 1785 euro, dhe 2000 lek; dy (2) telefona mobil etj.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Arrestohen dy persona të dyshuar për trafikim me narkotik

- Advertisement -

Prishtinë 24 prill 2026

Policia e Kosovës me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, në kuadër të P.O. ‘’Stop Drogave 2026” ka pranuar informatën se në Prizren dy persona të dyshuar janë të përfshirë në veprën penale nga Neni 267 i KPK-së. Pas veprimeve operative, është arritur që të lokalizohen dhe arrestohen personat e dyshuar M/K.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, është realizuar kontroll në dy lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar;

-njëmbëdhjetë (11) qese me substancë narkotike të llojit Marihuanë me peshë 20.21 gram,

-dy (2)qese plastike me mbetje te Kokainës,

-të holla kesh ne total 1785 euro, dhe 2000 lek,

-dy (2) telefona mobil etj.

Të dyshuarit janë intervistuar, dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës mbetet e angazhuar seriozisht në luftën kundër veprave kriminale, në veçanti kundër abuzimit dhe shpërndarjes së narkotikëve dhe është e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat