spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
09:39
HomeSiguriaPoliciaArrestohen dy të dyshuar për plagosjen në Podujevë, kjo është gjendja e...

Arrestohen dy të dyshuar për plagosjen në Podujevë, kjo është gjendja e të lënduarve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për plagosjen e dy personave që ndodhi sonte në Podujevë, në rrugën “Zahir Pajaziti”.

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se dy persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim rreth këtij rasti. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar”, deklaroi zëdhënësja e Policisë për rajonin Prishtinës, Flora Ahmeti.

- Advertisement -

Ndërkohë, dy të lënduarit nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë janë duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në QKUK.

Naser Syla, Drejtori i Emergjencës në QKUK tha se të lënduarit janë të moshës së re dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

- Advertisement -

“Janë jashtë rrezikut për jetë. Gjendja e tyre është stabile”, ka thënë Syla.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat