spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
01:49
HomeSiguriaPoliciaArrestohen dy të dyshuar për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Arrestohen dy të dyshuar për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në tri raste të ndara, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime ligjore ndaj disa personave për vepra të ndryshme penale që përfshijnë kanosje, sulm ndaj personit zyrtar dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.

Në Gjakovë, në rrugën “Adem Jashari”, është arrestuar një i dyshuar, i cili pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje i ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët policorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

Në Prizren, në rrugën “Rruster Kabashi”, është arrestuar një tjetër i dyshuar, i cili është kapur duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit. Gjatë arrestimit, ai ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, duke i shkaktuar lëndime trupore njërit prej tyre. Me vendim të prokurorit, edhe ky i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Lipjan, në rrugën “Shqipëria”, pas një mosmarrëveshjeje verbale mes dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, gjatë kontrollit në veturat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, një sëpatë e vogël dhe dy brisqe.

- Advertisement -

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat