spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
05:21
HomeSiguriaPoliciaArrestohen katër shtetas turq, dyshohen për falsifikim dokumentesh

Arrestohen katër shtetas turq, dyshohen për falsifikim dokumentesh

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën janë arrestuar katër shtetas të Turqisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas policisë, të arrestuarit dyshohen se prezantuan leje qëndrime të falsifikuara.

- Advertisement -

Po ashtu, Policia ka theksuar se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Në katër raste të ndara me datën, lokacionin dhe kohën e lartcekur janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë pasi që në kontroll të dokumenteve kanë prezantuar leje qëndrimi që dyshohet të jenë të falsifikuara. Lidhur me rastet dokumentet e dyshuara janë konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, theksohet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat