Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në fshatin Terrstenë të Kamenicës, ku janë arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në kontrabandë me mallra.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 23 mars 2026 rreth orës 15:00, pas hetimeve të zhvilluara ku është konstatuar se disa persona kanë futur në mënyrë të kundërligjshme dru teknik nga Serbia në Republikën e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit janë kryer bastisje në tri lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar rreth 30 trupa dru teknikë, një sasi dërrasash, katër traktorë si dhe një kamion, të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.
“Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë”, thuhet në raport.



