spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
07:31
HomeSiguriaPoliciaArrestohen tre persona në Pejë, lënduan policin gjatë arrestimit

Arrestohen tre persona në Pejë, lënduan policin gjatë arrestimit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një polic është lënduar gjatë arrestimit të A.A (2002) i cili ishte i kërkuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë.

Policia ka njoftuar se “i dyshuari A.A. i lindur nё vitin 2000, nё Pejё, ёshtё arrestuar nga Policia, dhe pas arrestimit i njëjti ka tentuar tё largohet, i ndihmuar edhe nga dy persona tё tjerё, duke lёnduar njё zyrtar policor”.

- Advertisement -

Zyrtari Policor ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pasi qё sipas mjekut kishte pёsuar lëndime tё rёnda trupore, dhe i njëjti ёshtё ndaluar nё repartin pёrkatёs pёr tretman tё mёtutjeshёm mjekёsor,

Po ashtu, edhe dy tё dyshuarit tjerё janё arrestuar pёr veprёn penale “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes sё detyrës zyrtare”.

- Advertisement -

“Tre tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat