spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
22:26
HomeSiguriaPoliciaArrestohet 17-vjeçari në Dragash për bluzën me mbishkrimin “Kosovo i Metohija”

Arrestohet 17-vjeçari në Dragash për bluzën me mbishkrimin “Kosovo i Metohija”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një 17-vjeçar është arrestuar të enjten në fshatin Rapç të Dragashit, në një manifestim tradicional ku morën pjesë mijëra qytetar nga kjo zonë.

Këtë për media e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.

- Advertisement -

“Në manifestim është vërejtur një i ri 17-vjeçar me një bluzë me hartën e Kosovës me mbishkrimin në çirilice ‘Dragash, Kosovo i Metohija’ me hartën e Kosovës në prapavijë”, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi tha se i mituri pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Kundër të njëjtit është filluar procedura hetimore për veprën penale ”nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat