spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
01:41
HomeKosovaQeveriaArrestohet dhe më pas lirohet ish-polici i Kosovës, Nexhat Pireva – MPJD...

Arrestohet dhe më pas lirohet ish-polici i Kosovës, Nexhat Pireva – MPJD dënon ashpër veprimin e autoriteteve serbe

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm është arrestuar nga autoritetet serbe Nexhat Pireva, shtetas i Republikës së Kosovës nga Kamenica dhe ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës për rreth 14 vite.

Pireva ishte duke udhëtuar drejt Bujanocit së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij, kur u ndalua në pikën kufitare të Dheut të Bardhë nga strukturat e sigurisë së Serbisë. Pas marrjes në pyetje për rreth katër orë, ai është liruar dhe aktualisht ndodhet në liri.

- Advertisement -

MPJD ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si keqtrajtim të vazhdueshëm ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës dhe shkelje të hapur të marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet dy vendeve.

Ministria u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që, deri në një njoftim të ri, të shmangin kalimin përmes territorit të Serbisë, me qëllim të garantimit të sigurisë së tyre.

- Advertisement -

Ky incident shton edhe më tej shqetësimet mbi qasjen provokuese të autoriteteve serbe ndaj qytetarëve të Kosovës, duke ngritur alarmin për rrezikun që përballen ata që lëvizin nëpër territorin serb.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat