spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
12:53
HomeSiguriaPoliciaArrestohet i dyshuari në Leposaviq, i kërkuar për lëndim të rëndë trupor

Arrestohet i dyshuari në Leposaviq, i kërkuar për lëndim të rëndë trupor

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një person është arrestuar në Leposaviq. Ai ishte i kërkuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

“Me datën 17.02.2025, policia ka arrestuar personin e dyshuar S.C., 21 vjeçar, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Ky rast kishte ndodhur më 17.11.2024, kur në një lokal në Leposaviq, i dyshuari i arrestuar së bashku me tre persona tjerë kishin sulmuar viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Tre të dyshuarit ishin arrestuar në ditën kur kishte ndodhur rasti, ndërsa i dyshuari i katërt kishte qenë në arrati. Arrestimi i të dyshuarit është bërë pas pranimit të informatës se i njëjti ndodhej në një lokal në Leshak të Leposaviqit, ndaj të cilit gjithashtu ishte lëshuar Urdhërarresti nga Gjykata Themelore në Mitrovicë në lidhje me rastin e lartcekur. Gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur nëntë qese najloni me substancë të dyshuar narkotike.”

- Advertisement -

Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa në lidhje me substancën narkotike është iniciuar rasti “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa në lidhje me substancën narkotike Drejtoria për Hetimin e Trafikut të Narkotikëve – Mitrovicë Veri ka iniciuar rastin “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.”

- Advertisement -

“Policia rajonale Mitrovicë Veri falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë, sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,038/504-504-4800. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat